Showtime

A do të futet edhe Bearti në muzikë? Kjo është përgjigja e tij

05/19/2021 15:58
nga:Genita C

Është bërë trend që konkurrentët e “Përputhen”, të cilët hyjnë në emision për të gjetur dashurinë, po dalin nga aty si këngëtarë.

Disa prej tyre janë pritur mirë në publik, e disa të tjerë kanë pranuar kritika të shumta, ku ju thuhet se nuk kanë talent në këtë fushë.

Së fundi, një ndjekës i shkroi Beart Rexhepit “A do besh edhe ti nje kenge?”.

Përgjigja e ish-konkurrentit ishte e prerë “Sme kan kan vend koleget, veq me ja nis me naj oper une”, duke ia shtuar një emoji duke qeshur.

Ndryshe, pas ndarjes nga Tea, Bearti është deklaruar beqar.