Sporti

Hakan Calhanoglu “tundohet” nga një ofertë e madhe nga Katari, mund të largohet nga Milani

05/19/2021 14:08
nga:Mergim Rreci

Hakan Calhanoglu po konsideron një transferim në Katar, ku Al-Duhail i ka ofruar atij një kontratë 8 milion € në vit.

Marrëveshja e përfaqësuesit të Turqisë në Milano skadon në fund të sezonit, që do të thotë se ai mund të nënshkruajë me çdo klub dhe të largohet nga klubi si agjent i lirë në verë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sky Sport Italia raporton se 27-vjeçari ka marrë një ofertë prej 8 milion € në vit nga Al-Duhail, klubi i Katarit që nënshkroi Medhi Benatia nga Juventus në janar 2019.

Sipas raportit, oferta vjen me një bonus nënshkrimi për një tjetër 8 milion €.

Kjo është oferta më e lartë e marrë nga Calhanoglu deri më tani dhe për këtë arsye, lojtari po konsideron një transferim në Katar.

/GazetaBlic Sport/