Showtime

Pas shiut del dielli; Princi Philip u largua por një bebush do të vijë së shpejti në familjen mbretërore

05/19/2021 13:58
nga:G C

Jo vetëm Meghan MArkle por një tjetër grua, princeshë e familjes mbretërore britanike është në pritje të ëmbël. Ajo është princesha Beatrice e cila u martua pak kohë me parë me Edoardo Mapelli Mozzi.

Beatrice dhe bashkëshorti i saj patën një celebrim të thjeshtë pasi tashmë kishte hyrë pandemia por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fustani i saj që më parë e kishte veshur dhe mbretëresha Elisabeth!

Pas largimit nga jeta të princit Philip ky ishte një lajm shumë I bukur për gjithë familjen dhe kështu shkruan dhe faqja zyrtare e instagramit të tyre:

“Mbretëresha dhe familja mbretërore janë vënë në dijeni dhe janë shumë të lumtur nga lajmi.”