Gianluigi Buffon mund të luajë ndeshjen e tij të fundit sonte në finalen e Kupës së Italisë.
“Zonja e Vjetër” do të përballet me Atalantan në finalen e Kupës së Italisë këtë mbrëmje dhe 43-vjeçari do të fillojë ndeshjen nga minuta e parë, shkruan GazetaBlic.
Mund të jetë ndeshja e tij e fundit me fanellën e Juventusit pasi Wojciech Szczęsny ka shumë mundësi që të fillojë kundër Bolonjës në ndeshjen finale të sezonit të dielën.
“Zonja e Vjetër” është ende në garë për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe ka nevojë për një fitore në Stadio Dall’Ara fundjavën e ardhshme, duke shpresuar që Milani ose Napoli të mos bëjnë të njëjtën gjë përkatësisht kundër Atalantas dhe Hellas Verona.
Ai ka fituar 23 trofe me Bianconerët.
/GazetaBlic/


