Kombëtarja e Gjermanisë e ka publikuar listën e futbollistëve për Euro 2020.
Trajneri gjerman, Joachim Low ka treguar emrat e futbollistëve që do të jenë pjesë e kësaj kombëtarje, përcjell GazetaBlic Sport.
Brenda kësaj liste është edhe emri i fituesit të Kupës së Botës me këtë kombëtare, Thomas Muller.
Për herë të parë që nga viti 2018, Thomas Müller është ftuar në skuadrën e Gjermanisë.
Ai ka zhvilluar 100 paraqitje për “Panzerët” ku dhe ka shënuar 38 gola.
Back again @DFB_Team ?? #DFB #esmuellert #EURO2020 #AufGehtsPackMasAn pic.twitter.com/msKDzGRY28
— Thomas Müller (@esmuellert_) May 19, 2021
/GazetaBlic/


