Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka uruar deputetët për zgjedhjen në legjislaturën e re si dhe Qeverinë, pasi foli për herë të parë në Kuvend.
“Ju uroj të gjithëve zgjedhjen dhe themelimin e institucioneve siç është qeveria etj. Uroj që vërtetë sic jemi mësu më herët të themi që premtimet e qeverisë të bëhen realitet dhe jo të kemi nevojë të përplasemi çdo ditë për moszbatimin dhe mosrealizimin e programit me të cilin qeveria është paraqitur para deputetëve”, ka thënë Haliti.


