Lajme

Nëna bën për spital fëmijën e saj, arrestohet nga Policia

05/19/2021 08:57
nga:Y I

Një grua nga Graqanica ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së saj pas mosmarrveshjes që ka patur me bashkëshortin.

Fëmija ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Graqanicë, Prishtinë 18.05.2021-11:40. Është arrestuar e dyshuara femër pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj i është vërsulur fëmijës së saj në prezencën e zyrtarëve policor. Fëmija ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë raporton Gazeta Blic.