Sporti

Zyrtare: Marco Reus nuk do të luajë për Gjermaninë në “Euro2020”

05/18/2021 19:57
nga:Lorik J

Kampionati evropian, “Euro2020” po afron. 

Kombëtaret tani veç kanë filluar të publikojnë listat e lojtarëve të ftuar për kompeticionin më të rëndësishëm të kombëtareve në Evropë, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, para pak çastesh, sulmuesi i Dortmundit, Marco Reus ka njoftuar se ai ka marrë vendim që të mos marrë pjesë në këtë garë me kombëtaren e Gjermanisë.

Ja njoftimi i tij:

“Përshëndetje, pas një sezoni të komplikuar, rraskapitës që ishte i suksesshëm në fund, vendosa, së bashku me trajnerin e kombëtares, të mos shkojë në Kampionatin Evropian. Ky vendim ishte shumë i vështirë për mua, sepse unë jam gjithmonë plot krenari kur më lejohet të paraqitem për vendin tim. Por pas një viti shumë intensiv për mua personalisht dhe arritjes së qëllimeve të mia në BVB, unë mora vendimin t’i jepja trupit tim kohë për t’u rikuperuar! Do ta shfrytëzoj mirë pushimin në mënyrë që të jem në gjendje të filloj sezonin e ri në mënyrë optimale! Unë i uroj ekipit tonë të gjitha të mirat për kampionatin evropian dhe unë do të brohoras si tifoz”, shkruan Reus në Instagram.

/GazetaBlic Sport