Roy Hodgson do të largohet nga roli i tij si menaxher i Crystal Palace F.C. në fund të këtij sezoni.
Ndeshja finale e Hodgson në krye të Eagles do të jetë në “Anfield” kundër Liverpool të dielën, e cila do të jetë ndeshja e tij e 162-të konkurruese, përcjell GazetaBlic.
Ai u bë menaxher i klubit të tij të fëmijërisë në shtator 2017 dhe nën administrimin e tij, klubi ka ruajtur statusin e tij në Premier League në katër raste radhazi.
Pasuesi i tij sipas mediave angleze do të jetë ish trajner i Chelseas, Frank Lampard.

/GazetaBlic/


