Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, pritshmëritë e mëdha nga Kryeministri Kurti!

05/18/2021 13:28
nga:Y I

Kryeministri i vendit Albin Kurti do të qëndrojë ditën e sotme për një darkë zyrtare në Bruksel.

Kjo vizitë e Kurtit në Bruksel, vjen pas asaj në fund të muajit prill, ku u takua me përfaqësues të lartë të BE-së.

Lajmin e vizitës në Bruksel, e kumtoi vetë Kryeminsitri Kurti ditën e djeshme në seancën plenare.

Por cilat janë pritshmëri nga Kryeministri i ri i Kosovës dhe si pritet të vazhdojë tutje procesi i dialogut Kosocë-Serbi ?

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës në një pronocim për “Gazeta Blic” tha se nga Qeveria e re e Kosovës pritet të ketë transparencë, informacion, gjithpërfshirje dhe përgatitje sa më të mirë për këtë proces.

“Nuk varet vetëm nga Kryeministri Kurti çështja e mbylljes së dialogut Kosovë-Serbi, ky është dialog edhe me një palë tjetër, në këtë rast me Serbinë.Duhet të shihet edhe sa ka gadishmëri Serbia për ta përmbyllur dialogun. Çështja e dialogut Kosovë-Serbi, është prioritet i secilës qeveri të Kosovës dhe ka qenë e tillë që nga momenti kur ajo ka filluar. Ne e kemi pa që dialogu ka rrëzu Qeveri apo ka qenë arsyeje për formimin e qeverive e reja. Ajo çfarë ne presim nga Kryeministri Kurti është që të ketë transparencë, sa më shumë informacione, gjithpërfshirje dhe një përgatitje sa më të mirë të pozitës së Kosovës në këtë proces.Duhet të kemi më shumë qartësim se cili është pozicioni i Kosovës dhe Qeverisë Kurti rreth procesit të dialogut dhe kjo vjen patjeter vetëm me pasjen e një transperence.

“Duhet të kemi qartësim të brendshëm rreth asaj se ku qëndron Kosova dhe qartësim me BE dhe SHBA në kuadër të këtij procesi. Eshtë e rëndësishme që Kosova të jetë e gatshme të dialogojë, të jetë e mirëpërgatitur që të mos lejojë që Serbia ta shpërfaqë Kosovën si palë jokonstruktive” tha Krasniqi për Gazeta Blic.

Njohësi i integrimeve evropiane, Dorajet Imeri, duke folur për “Gazeta Blic” në lidhje me këtë proces, thekson se Kosova nuk duhet të pranoj çdo marrëveshje, nëse e njëjta nuk është në interes të Kosovës.

” Neni 93 i Kushtetutës së Kosovës ku flitet për Kompetencat e Qeverisë, thotë qartë: Pika 1. Qeveria ka këto kompetenca: propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit. Pra. Politika e Jashtme, si pjesë integrale e politikës së shtetit, është detyra e para e qeverisë, e precizuar në Kushtetutë. Ajo çfarë ka bërë z. Kurti më shumë flet për taktikë politik se sa listë prioritetesh. Kjo nuk duhet të shihet se Kosova do të duhej të pranonte çdo marrëveshje, nëse e njëjta nuk është në shërbim të interesave të Kosovës”

Tutje Imeri thotë se Kosovën tashmë e pret një proces i vështirë përpara në lidhje me epilogun përfundimtar të marrëveshjes me Serbinë.

“Çfarë e pret Kosovën është një proces tepër i vështirë e i mundimshëm, i cili nuk besoj se mund të kalojë pa një kohezion nacional, në lidhje me atë se si mund të dizajnohet marrëveshja përfundimtare, e cila duhet të jetë e obligueshme për palët dhe e cila i jep epilog gjithë raportit të keq mes vendeve. Marrëveshja nuk guxon të minojë të ardhem e Kosovës, nuk guxon të rrënoj nga brenda sovranitetin politik, nuk guxon të krijojë monstrume politike që i kapërcejnë të drejtat e garantuara me ligj dhe konventa ndërkombëtare për vetëqeverisje lokale” tha Imeri për “Gazeta Blic.

 

Kryeministri Kurti sot në Bruksel