Chelsea po planifikon të transferojnë mesfushorin e Atalantas, Ruslan Malinovskyi.
Sipas The Sun, “Blutë” janë të gatshëm t’i ofrojnë gjigantëve italianë 20 milion £ (28 milion dollarë) për 28-vjeçarin, kontrata aktuale e të cilit nuk skadon deri në vitin 2023, përcjell GazetaBlic.
Malinovskyi ka kontribuar me nëntë gola dhe 12 asistime në kauzën e Atalanta në 41 dalje në të gjitha garat këtë sezon.



