Sot rreth orës 06:20 minuta Policia e Kosovës ka pranuar informatën se është gjetur pa shenja jete një person në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.
Pas marrjes së informatës ikipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit të gjinisë mashkullore.
Nga të dhënat e para dyshohet për vetvrasje.
Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policia së Kosovës, për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 06:20 policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete.Mbështetur në të dhënat e para nga vendi i ngjarjes dyshohet për vetëvrasje, përderisa policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” tha Borovci për “Gazeta Blic”


