Showtime

“Big Brother Vip” – Së shpejti nisin audicionet për banorët e shtëpisë

05/18/2021 08:30
nga:Y I

Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj.

Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak te vogël… ata janë te gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme.

Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambientet ku do qëndrojnë të famshmit e ‘Big Brother Vip’ të edicionit të parë janë gati. Studio më e re e Top Channel, me emrin Nova është ndërtuar për spektakle të tilla madhështore.

Big Brother Vip është mbetet një ndër Reality Show më të suksesshëm në botë, vjen në Shqipëri në formatin e tij më të fundit, pas suksesit te mëparshme, prodhuar nga Top Channel.

Big Brother i kthen njerëzit e zakonshëm në të jashtëzakonshëm. Kurse në Big Brother VIP njerëzit e famshëm kthehen në të zakonshëm. A e keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh në mendjen e një VIP-i? A janë ata vërtetë si gjithë të tjerët?. Ju mund ta zbuloni këtë tani sepse Big Brother VIP i nxjerr të pasurit e të famshmit nga shtëpia e tyre e rehatshme dhe i fut ne shtëpinë me të famshme në botë – Shtëpinë e Big Brother.

Personazhe VIP do të përjetojnë përvojën e vërtetë. Të izoluar nga bota jashtë, ata do të jenë të ekspozuar para syve kurioze të shqiptareve 24 orë në 24 orë në 7 ditë të javës./TCh