Sporti

Ndërroi jetë tragjikisht, Neymar shumë i prekur nga vdekja e shokut të tij të ngushtë

05/18/2021 08:18
nga:Mergim Rreci

Neymar ka pranuar me shumë dhimbje vdekjen e shokut të tij të ngushtë, këngëtarit brazilian Kevin Nascimento Bueno, i njohur gjithashtu si MC Kevin.

Artisti vdiq të dielën pasi ra nga kati i pestë i një hoteli, vetëm disa javë pasi u martua, dhe lajmi ka goditur rëndë Neymar, përcjell GazetaBlic.

Shkrime të ndryshme u postuan në orët pas vdekjes së tij, përfshirë edhe ato nga Neymar. Ata kishin qenë miq të ngushtë dhe kishin bërë plane për t’u takuar gjatë verës.

“Nuk mund ta besoj, ai ishte vetëm 23 vjeç”, tha Neymar në një postim në Instagram.

“Nuk di çfarë të them. Unë jam thjesht mirënjohës për afeksionin që keni treguar ndaj meje, fotot, tatuazhet. Ne kishim planifikuar të takoheshim me pushime, por fatkeqësisht tani nuk mundemi. Jam i sigurt , sidoqoftë, se unë do të përqafoj akoma dhe gjithmonë do ta vlerësoj besimin tënd tek unë dhe personi që jam. Pusho në paqe miku im “.

/GazetaBlic/