Tashmë është gjithçka e kryer në lidhje me meçin e madh në mes Anthony Joshuas dhe TysonFuryt.
14 gushti do të jetë data e madhe e këtij meçi, shkruan GazetaBlic.
Lojërat Olimpike të Tokios janë programuar në kalendar për t’u mbyllur më datën 8 gusht, kështu që kjo ndeshje do të zhvillohet më 14 gusht.
Në meçe të tilla të ardhurat financiare kanë qenë gjithmonë në shifra stratosferike, ashtu priten të jenë edhe kësaj here.
Këtë radhë mendohet që gjithcka fillon nga shuma e 150 milionë dollarëve, që ofrojnë princat suaditë, shifër që natyrisht nuk përmbledh paratë që do të grumbullohen nga reklamat dhe aktivitetet e tjera jashtë meçit, kështuqë me një llogari të përafërt dy boksierët do të fitojnë nga 100 milionë sterlina secili.
/GazetaBlic/


