Portali anglez The Athletic raporton sonte që Ruben Dias do të kurorëzohet si lojtari më i mirë i vitit 2020.
Mbrojtësi qendror portugez, i transferuar nga Benfica verën e kaluar për 68 milion euro dha një kontribut vendimtar që skuadra e Pep Guardiola të fitojë titullin, përcjell GazetaBlic Sport.
Shpallja zyrtare e fituesve është planifikuar të enjten.
Sezonin e kaluar, anglezi Jordan Henderson (Liverpool) u shpall si lojtari më i mirë.
/GazetaBlic Sport


