Sporti

Bekteshi: Plisat kanë pritur gjatë, besoj që do ta mbrojmë titullin sezonin që vjen

05/17/2021 17:11
nga:L J

Qendër-mbrojtësi i FC Prishtinës, Leotrim Bekteshi shprehet shumë i lumtur që ka fituar titullin kampion.

FC Prishtina ka fituar titullin një ndeshje para fundit, pas fitores së djeshme ndaj Gjilanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Bekteshi thotë që ky ka qenë sezoni më i mirë i tij prej se është pjesë e klubit bardhë e kaltër.

“Po, ky sezon ka qenë më i miri i imi tek Prishitna, jam këtu qe tre sezone dhe mund të them se ky ka qenë viti më i mirë, me faktin që u shpallem kampion. Kemi merita të gjithë lojtarët, trajnerët, gjithë kemi merita për këtë sukses që e kemi arritur. Ndihem shumë i lumtur për titull”, tha fillimisht Leotrim Bekteshi për “GazetaBlic Sport”.

Poashtu, 29 vjeçari tha se ky titull kampion është moment i veçantë në karrierë,

“Ky titull kampion është një nga momentet më të veçanta në karrierën time dhe nuk do ta harrojë asnjëherë”, vazhdoi Bekteshi.

Në fund, ai falënderon shumë tifozët e Prishtinës dhe thotë që do ta mbrojnë titullin edhe sezonin e ardhshëm.

“Per “Plisat” është një falënderim i madh që na kanë përkrah gjatë gjithë kësaj kohe sa jam tek Prishtina, kanë pritur gjatë, 8 vite – po shpresojë dhe besojë që me ekipen qe e kemi, me stafin e trajnerëve – do ta mbrojmë titullin sezonin që vjen. Faleminderit Plisat”, përfundoi Leotrim Bekteshi.

/GazetaBlic Sport