Sporti

Ronaldo jep shenjë se po largohet nga Juventusi: I largon veturat nga Torino

05/17/2021 12:09
nga:E K

Ronaldo i ka zhvendosur të gjitha makinat personale nga garazhi në Torino.

Ky veprim i Ronaldos, ka shtuar edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm të tij nga skuadra e Juventus, shkruan GazetaBlic Sport.

E ëma e Ronaldos, ditë më parë në një intervistë në mediat portugeze pasi Sporting Lisbon u shpall kampion i Portugalisë, tha se do të përpiqet t’a bindë djalin e saj të kthehet në Lisbonë.

Ronaldo veturat e ti i ka ngarkuar në një kamion të Rondo Cargo e cila është një kompani me seli në kryeqytetin portugez.

/GazetaBlic Sport/