Sporti

Messi nuk di të ndalet, tjetër rekord nga argjentinasi

05/17/2021 11:52
nga:E K

Leo Messin e kemi parë rrallë të shënojë gola me kokë. Dje e bëri një gjë të tillë në takimin shtëpiak ndaj Celta Vigos, i dhuroi avantazhin Barcelona, por miqtë galicianë përmbysën rezultatin dhe siguruan tre pikët në “Camp Nou”.

Megjithatë, Messi, pati paraqitje të mrekullueshme duke vendosur rekordin e radhës. Messi kreu 5 driblime në ndeshjen e fundit, duke u ngjitur në kuotën e 150 driblimeve sezonalë në kampionatin spanjoll.

Në pesë ligat kryesore të Europës (Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1), askush nuk e ka arritur këtë shifër. Një tjetër arritje mbresëlënëse për yllin argjentinas dhe kapitenin e ekipit katalanas. /abcnews.al