Policia e Kosovës ka inicuar një rast të dhunimit në Podujevë, por rrethanat lidhur me këtë rast janë të paqarta edhe në raportin e policisë.
Sipas raportit 24 orësh, një person është arrestuar pasi i njëjti është takuar me një femër të mitur kosovare.
Viktima sipas policisë së Kosovës ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale, por megjithatë prokurori i shtetit ka rekomanduar që viktima të dërgohet për ekzaminim mjekësor.
I dyshuari në anën tjetër është dërguar në mbajtje.
“Podujevë, 16.05.2021 – 00:05. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti është takuar me viktimën femër kosovare e mitur. Viktima mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima të dërgohet për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, thotë policia.


