Sporti

Thiago vlerëson lartë Alissonin: “Nuk kam parë kurrë gol më të bukur me kokë”

05/17/2021 09:14
nga:E K

Liverpool arriti të sigurojë fitoren dje ndaj West Brom në minutën e fundit të takimit.

Hero i kësaj ndeshje ishte portieri brazilian, Alisson Becker, i cili realizoi me kokë pas harkimit të Alexander Arnold nga korneri, shkruan GazetaBlic Sport.

Bashkëlojtari i tij, Thiago Alcantara, e ka vlerësuar lartë cilësinë e golit të Alisson, duke thënë se ai ka luajtur në shumë ekipe ku ka pasur lojtar kualitativ, megjithatë goli i Alisson ishte goli më i bukur me kokë që ai kishte parë.

“Unë kam qenë në shumë ekipe të shkëlqyera me shumë sulmues të shkëlqyeshëm por kurrë nuk kam parë gol të tillë me kokë”, tha spanjolli.

Liverpool e fitoi takimin me rezultat minimal 1-2.

/GazetaBlic Sport/