Sporti

Milani e lëshon mundësinë e artë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, barazon ndaj Cagliarit!

05/16/2021 22:42
nga:L J

Skuadra e Milanit ka lëshuar një mundësi të artë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Milan ka barazuar pa gola ndaj Cagliarit – për ta lëshuar mundësinë e artë e kualifikimit në Champions Legaue në vitin e ardhshëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Në rast fitore, Milani sonte do të siguronte kalimin në Ligën e Kampionëve, por këtë e ndali Cagliari, që është pa objektiva.

Milani kishte mundësi shënimi, por nuk ia doli, pasi mbrojtja e Cagliarit ishte e çeliktë.

Tani, Milan duhet të fitojë në ndeshjen e fundit ndaj Atalantas, në rast se e dëshiron kualifikimin në Champions.

/GazetaBlic Sport