Lajme

Nesër në seancë të jashtëzakonshme prezantohet programi i Qeverisë

05/16/2021 22:23
nga:Q R

Kuvendi i Kosovës nesër do të mblidhet për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të prezantohet programi i Qeverisë Kurti.

Kjo seancë pritet të nis nesër nga ora 10:00.

“Prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025”.

“Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

LEXO EDHE:

“Kurti të mos i fus hundët në punë të shteteve fqinje, e papranueshme që vetëm 14% e kosovarëve janë vaksinuar”