Skuadra e Prishtinës tashmë edhe zyrtarisht ka fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës.
Ekipi i Zekrija Ramadanit ka fituar titullin kampion një xhiro para fundit, pasi ka fituar sot në Gjilan ndaj ekipitn të Ismet Munishit me rezultatin 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Prishtina edhe zyrtarisht ka fituar titullin pasi tani ka 78 pikë, pesë më shumë se FC Drita që ndodhet në vendin e dytë në tabelë.
Megjithatë, FC Prishtina sonte do ta marrë trofeun në shtëpi dhe jo në ndeshjen e fundit ndaj Ballkanit.
Pas pak pritet ceremonia.


