Sulmuesi i Manchester United ka kritikuar ashpër sistemin VAR.
Uruguajani deklaroi se sistemi VAR po e humb emocionin e lojës së futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai në një intervistë për “Dos de Punta” ka folur për teknologjinë në futboll duke u shprehur i pakënaqur me të.
“VAR-i ia heq bukurinë dhe esencën futbollit”, tha ai.
“Nuk e dini sepse gjyqtari të sinjalizon një penalti ose të thotë se je në pozicion jashtë loje”, shtoi uruguajani.
“Është e vështirë, shënon një gol dhe pret dy minuta para se të festosh”, tha Cavani.
“Ose më keq, feston dhe pastaj të thonë që është anuluar sepse thoni yt ose flokët e tua ishin në pozitë jashtë loje”, përfundoi sulmuesi i Manchester United.
Sulmuesi 34 vjeçar ka vazhduar kontratën me klubin anglez deri në vitin 2022.
/GazetaBlic Sport/


