Sporti

Milan mund të sigurojë sot Ligën e Kampionëve

05/16/2021 10:49
nga:E K

Milan sot do të përballet me Caligarin në kuadër të Serie A.

Milan me një fitore eventuale mund të sigurojë kualifikimin në Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra nga Milan tenton të kualifikohet në garën më të madhe evropiane për klube pas 7 vitesh.

Skuadra italiane për herë të fundit kishte marrë pjesë në Ligën e Kampionëve në edicionin 2013/14.

Momentalisht Milani gjendet në vendin e tretë me 75 pikë, aq sa ka Juventusi me një ndeshje më shumë.

/GazetaBlic Sport/