Prishtina sot mund të sigurojë matematikisht titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.
Prishtina sot përballet me Gjilanin dhe me një fitore ose barazim eventual, do të siguronte titullin pas tetë vitesh, shkruan GazetaBlic Sport.
Vetëm humbja mund t’a shtyej festën e ekipit të Zekirja Ramadanit për xhiron e fundit, ku edhe do mund të komplikoheshin gjërat.
Megjithatë, skuadra vendase e Gjilanit, ende është skuadra me rezultatin më pozitiv në këtë edicion ndaj Prishtinës, me katër pikë të grumbulluara, një fitore, e vetmja që ka fituar në Prishtinë, si dhe një barazim, gjithashtu në Prishtinë.
/GazetaBlic Sport/


