Trajneri i Romës, Paulo Fonseca i dha lamtumirën Romës pas derbit të kësaj të shtune në Stadiumin Olimpik, ku fitoi me rezultat 2-0 ndaj Lazios.
Ai është shprehur i gatshëm të ndihmojë trajnerin e ri të Romës, Jose Mourinho, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Romës pas ndeshjes u shpreh i lumtur që po largohet me fitore në shtëpi dhe se deklaroi se është i gatshëm të këshilloj pasardhësin e tij në postin e Romës në lidhje me skuadrën nëse ai ka nevoj.
“Jam i kënaqur që fituam derbin dhe kjo shkon për tifozët tanë të cilët ishin gjithmonë pranë nesh. Jose e di që unë jam i gatshëm ta ndihmojë nëse dëshiron ndonjë këshillë në lidhje me skuadrën”, tha Fonseca.
/GazetaBlic Sport/


