Lajme

Makina plagos dy gra në stacionin e autobuzit, të bërtiturat shokojnë kalimtarët

05/15/2021 22:21
nga:Y I

ABC ka siguruar pamjet nga aksidenti që u regjistrua mbrëmjen e sotme te zona e “Vasil Shantos” në Tiranë ku një makinë tip “Benz” e drejtuar nga një grua 47-vjeçe me inicialet F.Z. si pasojë e shpejtësisë humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një prej stacioneve të autobusit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:55.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy këmbësore të cilat u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas policisë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se drejtuesja humbi kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë.