Sporti

LAJMI I FUNDIT: Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fund të edicionit

05/15/2021 22:18
nga:Mergim Rreci

Zinedine Zidane u ka thënë lojtarëve të tij se ai do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Goal.com ka konfirmuar tashmë se tekniku francez e ka kumtuar lajmin në drejtim të futbollistëve, përcjell GazetaBlic.

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i sezonit në kampionatin spanjoll, zërat për një largim të mundshëm të Zinedine Zidane nga pankina e Realit të Madridit janë shtuar, ndërsa së fundi edhe vetë trajneri francez ka pranuar se do ta mbyllë me Los Blancos.