Sporti

Edon Zhegrova tund rrjetën në Francë, shënon gol të bukur

05/15/2021 22:00
nga:Mergim Rreci

Edon Zhegrova ka gjetur rrugën e rrjetës në Zvicër, aty ku aktivizohet me skuadrën e Baselit.

Futbollisti i Kosovës, ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij, në ndeshjen ndaj Zyrihut.

Në minutën e 30-të, pas një pasimi nga Males, Zhegrova, lëviz bukur, për të lëshuar më pas një gjuajtje gjeniale me ta majtën, e cila u ndal në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Ky është goli i pestë sezonal për Zhgerovën me fanellën e Baselit, në të gjitha kompeticionet