Sporti

Juventus fiton derbin ndaj Interit, futet përkohësisht në zonën që çon në Ligën e Kampionëve

05/15/2021 19:56
nga:Mergim Rreci

Juventus ka triumfuar në derbin e mbrëmjes së sontme ndaj Inter.

“Zonja e Vjetër” mori një fitore shumë të rëndësishme me rezultat 3 me 2, shkruan GazetaBlic.

Ronaldo shënoi një gol, kurse Cuadrado dy të tjera për Juventusin. Në anën tjetër, Romelu Lukaku shënoi golin e parë për Interin, ndërsa i dyti ishte një autogol i Chiellinit.

Pas kësaj fitore Juventus ruan ende shpresat për një kualifikim të mundshëm në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic/