Malisheva dhe Ulpiana janë dy skuadrat që tashmë edhe zyrtarisht janë pjesë e Superligës së Kosovës.
Të dy skuadrat e kanë përfunduar edicionin në vendin e parë në grupet e tyre, andaj si të tilla tashmë do të garojnë në elitën e futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic.
Dukagjini dhe Flamurtari janë dy skuadrat që i kanë siguruar pozitat e dytat, kështu që do të ndeshen mes tyre dhe nga aty do të kuptohet skuadra që do të luajë në barazh.
Malisheva e mposhti sot Vëllaznimin me rezultat 0 me 3, kurse Ulpiana triumfoi me rezultat 2 me 1 ndaj Ramiz Sadikut.
/GazetaBlic/