Besian Idrizaj u nda nga jeta 11 vite më parë në moshën 22 vjeçare. Futbollisti me origjinë shqiptare e vijoi karrierën në Austri dhe Angli, teksa ka qenë pjesë e Liverpool për shumë kohë, pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare.
Një sulm në zemër 15 majin e 11 viteve më parë do bënte që djaloshi të mbyllte sytë përgjithmonë, teksa është kujtuar sot nga ish-skuadra e tij, Swansea.
Pjesë e klubit anglez në kohën kur ndërroi jetë, Swansea ka emocionuar me dedikimin për shqiptarin që u largua nga jeta vetëm 22 vjeç. “Besian Idrizaj u humbi jetën në moshë të re sot 11 vite më parë . Përgjithmonë në zemrat tona”, shkruhet në postimin e Swanseas në Twitter.
Besian Idrizaj was cruelly taken from us 11 years ago today ?
Forever in our hearts. Once a Jack, always a Jack ?? pic.twitter.com/PdR7s1wBBj
— Swansea City AFC (@SwansOfficial) May 15, 2021