Pak kohë më parë u konfirmua lajmi për vdekjen e boksierit dhe komentatorit të njohur, Ahmet Golemi.
Ahmet Golemi ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare, lajmin e ka konfirmuar djali i tij nëpërmjet rrjeteve sociale, shkruan GazetaBlic Sport.
Për humbjen e tij ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se ai do të mbetet ‘universitet’ për sportistët e rinj.
“I hidhur dhe i rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të intelektualit të ringut, “Kasus Klejit shqiptar”, Ahmet Golemi”, ka shkruar fillimisht Meta.
“Mjeshtri i Madh Ahmet Golemi do të mbetet një “universitet” për brezat e sportistëve të rinj shqiptarë, intelektual i rrallë dhe qytetar aktiv, roli i të cilit në çdo pozitë që luajti dhe mbajti, vështirë të zëvendësohet”, vazhdoi ai.
Ndërsa postimin e përmbylli duke ndarë ngushllimet me familjarët dhe miqtë e afërmt të të ndjerit.
“Duke ndarë dhembjen e madhe dhe ngushëllimet më të ndjera me familjen e Tij, miqtë e kolegët, gjendem sot pranë tyre në këto momente të vështira. Pusho në paqe Mjeshtër! Përherë i paharruar kujtimi yt“,përfundoi presidenti i Shqipërisë postimin e tij.
Ja postimi i tij i plotë:
Ahmet Golemi është shpallur 5 herë kampion në Shqipëri, gjithashtu ai do të mbahet mend edhe si komentatori më i mirë i boksit në vend.
/GazetaBlic Sport/