Sporti

Anëtari i “Torcidës”, Tefik Sejdiu ka nevojë për ndihmën tonë, duhet të udhëtojë për shërim në Turqi

05/14/2021 23:46
nga:Mergim Rreci

Tefik Sejdiu, biri i ish referit të njohur nga Mitrovica Ismet Sejdiu, ka nevojë për ndihmë.

Djaloshi i ri ka nevojë për ndihmën e qytetarëve pasi do të operohet në Turqi.

Ai njihet si njëri ndër tifozët më besnik të tifo-grupit, “Torcida”, si dhe gëzon respektin e madh nga të gjitha tifo-grupet dhe klubet e qyteteve tjera.

Ai të marten do të udhëtoj për trajtim jashtë shtetit për një operim në gjandren e djathtë e cila nuk mund të bëhet në Kosovë, dhe sipas mjekëve operimi kushton 41mij euro + shërbimet tjera (rruga, hotel, ushqim).

Të gjithë të interesuarit që duan ta ndihmojnë Tefikun, mund ta telefonojnë në këtë numër: 049587412.