Sporti

Ismet Munishi ironizon me gabimin në trofeun e Kupës së Kosovës: I love FooDball!

05/14/2021 20:16
nga:Mergim Rreci

Trofeu i këtij edicioni të Kupës së Kosovës ka zbarkuar në Podujevë, atje ku skuadra e Llapit e ka fituar atë.

Koha e rregulltë përfundoi me rezultatin 0-0, kurse vazhdimet u mbyllën poashtu me rezultatin e barabartë, por me gola (1-1), shkruan GazetaBlic Sport.

Në penallti, skuadra e Llapit ishte më e saktë, me ç’rast fituan 4:3 dhe siguruar Kupën e parë në histori të klubit.

Megjithatë, një lëshim i madh ka ndodhur nga Federata e Futbollit të Kosovës në trofeun e këtij edicioni. Një gabim drejtshkrimor e ka dëmtuar imazhin e trofeut të dytë më të rëndësishëm në vend.

E në lidhje me të ka ironizuar edhe trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi.

Në rrjetin social “Facebook”, Munishi shkruajti ” I love FooDball, I pray for you Football”.

/GazetaBlic/