Izraeli ka intensifikuar sulmet e tij mbi Gaza, ndërsa militantët palestinezë vazhdojnë të hedhin raketa në Izrael, në ditën e pestë të përplasjeve.
Ushtria izraelitet tha se forcat ajrore dhe ato tokësore u përfshinë në sulme të premten, por nuk kanë hyrë në Gaza.
Pamjet e videove nga qyteti i Gazës tregonin qiellin e natës të ndriçohej nga shpërthimet e artilerisë izraelite.
Numërohen rreth 119 persona të vrarë në Gaza dhe tetë të tjerë në Izrael, që kur luftimet nisën të hënën. Ndërkohë, bandat hebreje dhe ato izraelito-arabe kanë luftuar brenda Izraelit duke detyruar presidentin e vendit të paralajmërojë për një luftë civile.
Sipas Aljazeera, familjet palestineze janë strehuar nëpër shkolla në mënyrë që ti shpëtojnë zjarreve dhe sulmeve.
Në fotot e mëposhtme paraqitet situata në vend, gjendja e të strehuarve nëpër shkolla, kërkimi i trupave nën rrënoja, të plagosurit nga sulmi që kërkojnë shërim.
/TCH/

Palestinezët mbajnë trupin e një fëmije të gjetur në rrënojat e një shtëpie që u shkatërrua në sulmet ajrore izraelite

Palestinezi i afrohet një trupi të varrosur në rrënojat e një shtëpie të shembur që i përket familjes al-Tanani në Beit Lahia në Rripin verior të Gazës

Një vogëlush palestinez tërheq një karrocë që mban brenda vëllanë dhe sendet e tyre, ndërsa largohen nga shtëpia!

Një palestinez në veri të Gazës tregon shtëpitë e shkatërruara pas sulmeve izraelite

Sulmet izraelite goditën Gazën të enjten në mbrëmje, ndërsa militantët palestinezë vazhdojnë të hedhin raketa në Izrael

Rreth 119 persona kanë humbur jetën në Gaza dhe tetë humbje jete numërohen në Izrael, që kur luftimet nisën të hënën






