Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën Bardh i Madh-Drenas.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete ku për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Bardh i Madh -Drenas, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.


