Sporti

Gardiani i Llapit, Marijan Coric: Ky është momenti më i mirë në karrierën time

05/13/2021 16:27
nga:L J

Marijan Coric ishte dje personi kyç i klubit futbollistik, Llapi.

Coric, portieri i KF Llapit ishte në top formë gjatë ekzektutimit të penalltive në finalen e  Kupës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai priti penalltinë e Merlakut, e më pas Hyseni realizoi për t’ia fituar Kupën skuadrës nga Podujeva.

Portieri kroat thotë se është një ndjenjë e mrekullueshme që skuadra e tij arriti të fitoj Kupën e Kosovës.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të fitosh trofeun e parë për Llapin dhe akoma më e bukur kur e di që pas kaq shumë historie dhe përpjekje trofeu po vjen në Podujevë”, tha fillimisht Marijan Coric për ‘GazetaBlic Sport’.

26 vjeçari poashtu theksoi se ky është momenti i tij më i mirë në karrierë.

“Unë kam pasur disa momente të mira në karrierën time, por ky është padyshim më i bukuri – sepse është kurorëzuar me një titull”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport