Skuadra llapjane nuk po di të ndalë së festuari, ku së fundmi ata kanë marrë trofeun e Kupës së Kosovës edhe në faljen e Fitër Bajramit.
Me shumë dramë dhe pak gola, Llapi arriti që të fitojë trofeun e Kupës së Kosovës në penallti ndaj KF Dukagjinit.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e dërgoi trofeun e fituar në xhaminë “Dëshmorët e Kombit” në Podujevë.
Kjo nuk ishte thjesht një titull për Llapin, ata tanimë kanë siguruar një plasman në kualifikimet për Ligën e Konferncave të UEFA-s, gara më e re pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
Llapi sot vazhdoi festën e madhe të cilën e kishte nisur mbrëmë./Lajmi.net/



