Pavarësisht debateve të mëdha në lidhje me efektivitetin e vaksinave kundër mutacionit indian, ekziston një raport në të cilën theksohet se AstraZeneca siguron mbrojtje ndaj variantit Indian.
Mes frikës në rritje se mutacioni indian mund të përhapet në gjithnjë e më shumë vende të botës, Financial Times ka theksuar se 33 punëtorë të vaksinuar plotësisht me AstraZeneca në një azil të New Delhi zhvilluan simptoma të lehta pas vaksinimit.
Kjo do të thotë që vaksina mund të ndihmojë në uljen e shtrimeve në spital dhe në uljen e vdekjeve në të njëjtën kohë, gjë që është thelbësore për Indinë, ku spitalet janë në kaos.
Deri më tani, varianti indian është përhapur në 40 vende, sipas një njoftimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave, varianti indian është 60% më infektues se variant britanik.
Ndërkohë, Agjencia Europiane e Barnave ka deklaruar se vaksinat me bazë MRNA, të tilla si Pfizer dhe Moderna, mbrojnë nga varianti infektues.
LEXO EDHE:
Ministria e Shëndetësisë ende pa kontratë për vaksina, opozita e akuzon për neglizhencë