Lajme

Hisen Berisha: Kadri Veseli e ka takuar shumë shpesh Rugovën në rezidencën e tij në Velani

05/12/2021 21:41
nga:Y I

Hisen Berisha duke folur për veprimtarinë e SHIK-ut, ka thënë ky shërbim intelegjent i ka kontribuar Kosovës gjatë luftes dhe pas saj.

Sipas tij, SHIK-u ka bashkëpunuar edhe me ish’presidentin Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se në një rast personalisht e ka parë lidershipin e SHIK-ut tek sa hynte në rezidencën e presidentit Rugova në Velani.

“Kadri Veseli e ka takuar Rugovën më shpesh se sa unë”, ka thënë Berisha në Kanal 10.