Sporti

Dukagjini – Llapi, përfundon pjesa e parë në finalen e Kupës së Kosovës

05/12/2021 21:33
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Dukagjini dhe Llapi po luajnë baraz 0 me 0, shkruan GazetaBlic.

Ishte një pjesë e parë shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, megjithatë ritmi i lojës nuk ishte edhe aq i lartë.

Kishte shumë ndërhyrje të palejueshme në mes të fushës, por edhe raste të krijuara në të dyja anët.

Llapi rezikoi seriozisht portën e Muhaxhirit me anë të një goditje te Sadriut, megjithatë portieri i skuadrës nga Klina ishte fantastik me pritjen e tij.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic/