Ylli i PSG-së, Neymar pranon se dëshiron të luajë me Cristiano Ronaldon një ditë.
Ylli brazilian kohët e fundit ka zgjatur kontratën e tij me gjigantin francez deri në vitin 2025.
Ai foli në lidhje me planet e tij për të ardhmen në një intervistë me GQ France.
“Unë dua të fitoj Kupën e Botës”, tha Neymar, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime më e madhe, por unë gjithashtu dua të fitoj gjithçka me PSG.
“Tani jam gati 30 vjeç dhe kam pasur një karrierë të mirë në nivelin personal.”
Neymar u bashkua me PSG në 2017 në një lëvizje rekorde botërore prej 222 milion € nga Barcelona, ku ai kishte luajtur me Messin.
Sidoqoftë, ai tani dëshiron të luajë edhe me sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo gjithashtu.
“Unë dua të luaj me Cristiano Ronaldon. Unë kam luajtur tashmë me lojtarë të shkëlqyeshëm si Messi dhe [Kylian] Mbappe, por nuk kam luajtur ende me Cristiano Ronaldon,” tha Neymar.
Sipas raporteve në Itali, sulmuesi portugez është ‘i izoluar’ në Juventus dhe do të kërkojë të largohet nga Allianz Stadium nëse Zonja e Vjetër nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër.
/GazetaaBlic/


