Ish e dashura e reperit shqiptar, Majk, Majlinda Zeka sot feston ditëlindjen.
Me këtë rast urimet ishin të shumta, por urimi i reperit mungoi, shkruan GazetaBlic.

Kjo u bë e ditur përmes disa imazheve që Majlinda publikoi në rrjetet sociale me urimet e shoqërisë së saj.
Ndryshe, Majlinda Zeka dhe Majk nga lidhja e tyre kanë edhe një djalë, Roanin, dhe dyshja shumë herë e kanë bërë të ditur se ruajnë raporte miqësore me njëri-tjetrin./GazetaBlic/


