Ka rënë dukshëm numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim nga Sars-Cov-2, në kuadër të klinikave COVID të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme, përcjell Gazeta Blic.
Kështu thuhet në raportin e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Nga raportimet përmbledhura të datës 12 maj 2021, në tërë ShSKUK-në, janë duke u trajtuar 361 pacientë nga Coronavirusi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 70 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 15 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë
Mjekimi Intensiv- COVID, 11 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 201 pacientë
15 prej tyre në gjendje të rënduar
146 të konfirmuar pozitivë
143 me oksigjeno- terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 36 pacientë
Spitali i Gjakovës, 34 pacientë
Spitali i Pejës, 41 pacientë
Spitali i Gjilanit, 31 pacientë
Spitali i Ferizajt, 29 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 22 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë


