La Gazzetta dello Sport raporton se Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë me Milanin përsëri këtë sezon, por suedezi duhet të rikuperohet në kohë për Euro 2020.
39-vjeçari pësoi një dëmtim në gju kundër Juventus të Dielën dhe Stefano Pioli ka konfirmuar se sulmuesi do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme kundër Torino dhe Cagliari, shkruan GazetaBlic Sport.
Ibrahimovic do të kontrollojë gjurin përsëri javën e ardhshme, por sipas La Gazzetta dello Sport, dëmtimi është më i rëndë nga sa mendohej dhe Ibrahimovic do të humbasë edhe ndeshjen e fundit të sezonit kundër Atalanta.
Ibra mund të mos jetë gati për ndeshjen e parë të Suedisë kundër Spanjës në 14 qershor, por do të ishte i aftë të ndeshej me Poloninë dhe Sllovakinë.
/GazetaBlic Sport


