Sulmuesi i Ballkanit, Mevlan Zeka është operuar me sukses.
Super futbollisti i Ballkanit, Zeka ka pësuar dëmtim me Arbërinë dhe sot është detyruar t’i nënshtrohet një operimi, shkruan GazetaBlic Sport.
Operimi i tij kaloi me sukses, ndërsa FC Ballkani konfirmon se lojtari do të kthehet pas gjashtë javësh.
Ja njoftimi:
“Mevlan Zeka ka përfunduar me sukses operimin ne krahun e majtë , lendimin e pësoj gjatë ndeshjes me KF Arbërinë ku doli lëndim serioz. Pritet të rikthehet mbas 6jave në fushën e gjelbërt. Shërim të shpejtë Zeka”, shkruan FC Ballkani.
/GazetaBlic Sport


