Revista zyrtare Spanjolle konfirmoi sot dhënien e kombësisë Spanjolle mbrojtësit francez, Aymeric Laporte.
Lojtari i Manchester City, i cili nuk është ftuar kurrë nga Blues, duhet të luajë Euro 2020 me Spanjën, përcjell GazetaBlic Sport.
Por kompeticioni që fillon pas një muaji, ishte e nevojshme që ai të merrte shpejt kombësinë spanjolle.
“Me një propozim nga Ministri i Drejtësisë në përgjigje të rrethanave të jashtëzakonshme që kanë të bëjnë me Z. Aymeric Laporte, unë sapo i dhashë shtetësinë spanjolle me letër natyralizimi z. Aymeric Jean Louis Gérard Alphonse Laporte “, shkruan Ministri i Drejtësisë Juan Carlos Campo Moreno.
/GazetaBlic Sport


